Kapet i kërkuari ndërkombëtar

Tirana

Kapet i kërkuari ndërkombëtar

Më: 28 prill 2019 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Një 58-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës për llogari të drejtësisë italiane. I arrestuari me iniciale M.Xh. u arrestua përkohësisht për t’u ekstraduar drejt Italisë.

58-vjeçari akuzohet për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike, pasi në vitin 2016 dyshohet se ishte pjesë e një bande që trafikonte kokainë dhe heroinë nga Holanda drejt Italisë.

Ndaj tij Gjykata e Napolit ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg në mungesë. Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e 58-vjeçarit do të kryhen nga Interpol Tirana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat