Veliaj: 30 qershori, referendum për Tiranën

Tirana

Veliaj: 30 qershori, referendum për Tiranën

Më: 6 maj 2019 Në ora: 13:42
Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka folur për zgjedhjet e 30 qerëshorit. Sipas tij, kjo datë do të jetë një referendum për mënyrën se si do të vijojë Tirana, nëse do të ecë përpara apo do të ketë një kthim pas, siç ka ndodhi në vitin 2011.

“Në 30 qershor kemi edhe një referendum për mënyrën se si do vijojë Tirana: do vazhdojë të ecë përpara apo do kthehemi mbrapa, siç kemi qenë në vitet e kaluara. Jam sot shpresëplotë, që banorët do përfitojnë, duke nisur edhe nga data 30 qershor, një shërbim në një qendër votimi, shumë afër vendbanimit të tyre”, deklaroi Veliaj.

Këtë deklarata kryebashkiaku Veliaj e bëri nga lagjia e tij e re, ku edhe u regjistrua. Ndërsa i bëri apel të gjithë qytetarëve të Tiranës që të regjistrohen në njësinë ku ata banojnë.

Jam sot më në fund banor i Lagjes nr. 13 në Tiranë. Për të marrë shërbimet e bashkisë sime, jam regjistruar aty ku banoj. Procesi zgjati vetëm dy minuta, mjafton karta e identitetit, mbushja e formularit dhe prova që jam banor në këtë lagje. Si provë mund të jetë kontrata e qirasë ose hipoteka e shtëpisë. Duke qenë banor i kësaj lagjeje, bashkia ime, pavarësisht se kush është kryetar bashkie, do të buxhetojë invesime për këta banorë që janë regjistruar këtu. Ndaj, 10 mijë herë faleminderit, për 10 mijë banorët që e kanë kryer këtë procedurë të thjeshtë. Kush jeton në Tiranë duhet të jetë i regjistruar në Tiranë, që të marrë shërbimet në Tiranë. Nxitoni, nxitoni, nxitoni! Kemi kohë deri në datën 10 maj, që ta bëjmë këtë pa gjobë. Pas kësaj date rikthehet ligji dhe nuk përfitojmë nga amnistia”, tha Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat