Revoltohet Gazmend Bardhi: Nuk e njohim Drejtorin e Policisë Tiranë, një kriminel!

Tirana

Revoltohet Gazmend Bardhi: Nuk e njohim Drejtorin e Policisë Tiranë, një kriminel!

Më: 7 maj 2019 Në ora: 13:57
Gazmend Bardhi

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi u shpreh i revoltuar nga Komisariati nr.6 duke thënë se nga ky moment, opozita nuk e njeh institucionin e drejtorit të Policisë Tiranë.

Gazmend Bardhi: Një sjellje kriminale e drejtorit të policisë Tiranë, i cili me urdhër politik të Ramës tenton të intimidojë qytetarët në shkelje të ligjit. Janë duke fabrikuar fakte duke mbajtur 4 qytetarë të pafajshëm, mes tyre edhe ish deputetin  Klevis Balliu.

I bëj thirrje ministrit të Brendshëm mos provoko popullin shqiptar. Nga ky moment ne nuk e njohim institucionin e drejtorit të Policisë së Tiranës. Është një kriminel që i ka shpallur luftë qytetarëve. Luftën do ta marrë prapësht

Nga ky moment opozita nuk njeh institucionin e drejtorit të Policisë së Tiranës, do të marrë përgjigjen e merituar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat