Një tjetër hapësirë e degraduar në zemër të Tiranës po shndërrohet në kënd lojërash.
Investimi i bashkisë së Tiranës ka mundësuar kënd lojrash për fëmijët e zonës pranë Bllokut të Ambasadave, në njësinë 10, që të mund të kalojnë kohën e lirë duke u argëtuar në ambiente të rehabilituara, lulishte dhe gjelbërim.
Prej disa ditësh, punonjësit e bashkisë kanë nisur punën për të sjellë në jetë një tjetër projekt të rëndësishëm për komunitetin në këtë zonë, i cili do të mundësojë mjedise argëtuese për fëmijët e Njësisë nr. 10, por edhe çlodhëse për grupmoshat e tjera.
Investimet në zonën e Bllokut të Ambasadave tregojnë se bashkia nuk po investon vetëm në qendër të Tiranës, por edhe nëpër lagjet e kryeqytetit, duke u mundësuar banorëve ambiente të rehabilituara, lulishte dhe kënde lojërash, pranë banesave të tyre. /ATSH