Samiti i Presidentëve, të mërkurën dhe të enjten liderët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë

Tirana

Samiti i Presidentëve, të mërkurën dhe të enjten liderët e Ballkanit Perëndimor në Tiranë

Më: 7 maj 2019 Në ora: 16:37
Foto

Nesër dhe pasnesër në Tiranë do të mbahet samiti  me pjesëmarrjen e liderve të Ballkanit Perëndimor  të  oraganizuar nga presidenti Ilir Meta.  Por ky aktivitet do të shoqërohet me protesta nga Lëvizja Vetëvendosje,  kundër  presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kreut të  serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik.

Të mërkurën dhe të enjtën në Tiranë,  do të mbahet Samiti i Brdo-Brijunit, që zhvillohet nga viti 2010 në secilën prej shteteve anëtare të Ballkanit Perëndimor.

Samiti zhvillohet me ftesë të presidentit Ilir Meta, ndërsa do të marrin presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ai i Kosovës Hashim  Thaçi, Presidenti i Malit të Zi Milo Đukanović, Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe  anëtarët e Kryesisë së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës.

Samiti i Brdo-Brijunit,  përkon me Javën e Europës  dhe për këtë arsye pjesë e tij do të jetë edhe shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica  Mogherini.

Por liderët e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht ai i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kreu i serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik, do të pritet me protesta në Tiranë nga Lëvizja Vetëvendosje.

"Kush janë Vuçiç dhe Dodiku? Këta janë dy politikanë udhëheqës serb që kanë një të kaluar dhe të tashme kriminale. Ata nuk kanë shprehur asnjë pendesë për krimet e tyre në luftrat që janë zhvilluar qoftë në Kosovë, qoftë në Ballkan.Ata i mohojnë masakrat që kanë ndodhur në luftrat që janë zhvilluar, e shpallin hapur armiqësinë e tyre ndaj kombit shqiptar, ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi".

Protesta e Lëvizjes Vetëvendosje do të zhvillohet të mërkurën në orën 18:00, si tubim paqësor që do nisë nga lulishtja "Vëllezërit Frashëri" përgjatë bulevardit deri tek hoteli ku janë akomoduar liderët e Ballkanit Perëndimo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat