Investimi i Bashkisë së Tiranës, rrjet i ri i ujësjellës-kanalizimeve në zonën e Kombinatit

Tirana

Investimi i Bashkisë së Tiranës, rrjet i ri i ujësjellës-kanalizimeve në zonën e Kombinatit

Më: 11 maj 2019 Në ora: 16:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një investim i rëndësishëm ka nisur në zonën e Kombinatit ku për herë të parë një zonë e lënë tërësisht në harresë për vite të tëra do të ketë rrjetin e saj të ujësjellës-kanalizimeve.

Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellës kanalizimeve në rrugën “Mustafa Krantja” në zonën e Kombinatit. Ky investim do të rrisë ndjeshëm kapacitetin e transmetimit dhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve të zonës.

Në të njëjtën kohë një vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe përgjigjes në kohë të shqetësimit të qytetarëve për çdo problem në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve përmes specialistëve të UKT.

Kështu, paralelisht, grupet e punës kanë punuar edhe tek Rr. “Ndreko Rino” në kryqëzim me Rr. “Marko Boçari” për t’i dhënë zgjidhje problematikës së sinjalizuar nga komuniteti i kësaj zone.

Bashkia e Tiranës ka realizuar gjatë këtyre katër viteve një sërë investimesh të rëndësishme në shumë zona të kryeqytetit, duke rinovuar tërësisht rrjetin e amortizuar nga mosvënia dorë prej vitesh duke sjellë përmirësim të ndjeshëm të furnizimit me ujë të pijshëm dhe të cilësisë së tij. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat