Studentët e UT votojnë nesër për anëtarin e Bordit të Administrimit. Ja 3 kandidatët

Tirana

Studentët e UT votojnë nesër për anëtarin e Bordit të Administrimit. Ja 3 kandidatët

Më: 15 maj 2019 Në ora: 15:35
Ilustrim

Rreth 30 mijë studentë të Universitetit të Tiranës janë thirrur në votim ditën e enjte për të zgjedhur anëtarin që do t`i përfaqësojë në Bordin e Administrimit.

Majlinda Keta: Tre figura që janë të vetë ofruara sipas kritereve që ka VKM-ja përkatëse. Janë Denada Toçe, Florjan Binaj dhe Llesh Lleshaj.

Kryetarja e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve Majlinda Keta shprehet se votimi do të nisë në orën 8 dhe do të përfundojë në orën 18:00 në 6 Fakultete.

Majlinda Keta: Është në gatishmëri e gjithë infrastruktura elektorale, mbështetur nga administrimi i UT janë komisionet zgjedhore dhe qendrat zgjedhore.

Por pavarësisht numrit të votave që do të marrin kandidatët në garë, do të jetë Ministrja e Arsimit ajo që do të zgjedhë anëtarin e saj të tretë në Bordin e Administrimit.

Majlinda Keta: Nëse do të ishte procesi i votimit i papërfshirë do të kishte sens ashtu si kanë ardhur dy zonja të nderuara që janë pjesëtare në bordin e administrimit në UT. Nëse konsumohet vota e 30 mijë votuesve dhe votuesit shkojnë drejt një emri përkatës, unë jam e bindur që edhe përse është shkruar ashtu nuk është e drejtë, ministrja do të vendosë që më i votuari do të jetë dhe përfaqësuesi. 

Aktualisht janë zgjedhur dy anëtare të Bordit, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Enida Bezhani dhe Laureta Omeri. Në Universitetin e Tiranës ky proces do të duhej të ishte mbyllur disa muaj më parë por është shtyrë për shkak të mungesës së kandidatëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat