KQZ regjistron Arben Skënderin kandidat për kryebashkiak në Tiranë

Tirana

KQZ regjistron Arben Skënderin kandidat për kryebashkiak në Tiranë

Më: 20 maj 2019 Në ora: 12:55
Arben Skënderi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar sot Arben Skënderin si kandidat për kryetar bashkie në Tiranë, nga radhët e partisë Bindja Demokratike.

Skënderi u votua me 4 vota pro nga mazhoranca dhe një votë kundër nga kryetar i KQZ, Klement Zguri, i cili kërkoi verifikimin e vërtetimeve.

Arben Skënderi do ketë përballë kandidatin e PS dhe kryebashkiakun aktual Erion Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat