Autobusi i linjës së Yzberishtit “përfundon” në lavazh

Tirana

Autobusi i linjës së Yzberishtit “përfundon” në lavazh

Më: 24 maj 2019 Në ora: 15:53
Foto

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Yzberishtit,Tiranë.

Ngjarja është regjistruar në rrugën “3 Dëshmorët”, ku autobusi i linjës Qendër –Yzberisht dhe anasjelltas, është përplasur me një automjet.

Si pasojë e kësaj ka mbetur e plagosur një pasagjere, gjendja e së cilës ende nuk bëhet me dije. Nga përplasja, autobusi ka përfunduar në ambientet e një lavazhi.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cili nisi hetimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Top Channel ka siguruar foto ta autobusit, ku duken dëmet materiale.

Image
Image
 
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat