Aksion blic në Tiranë, në pranga 10 persona - Bota Sot
Aksion blic në Tiranë, në pranga 10 persona

Tirana

Aksion blic në Tiranë, në pranga 10 persona

Më: 26 maj 2019 Në ora: 14:06

Policia e Tiranë ka kontrolle  të befasishme në të gjithë territorin e kryeqytetit për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Fundjava”, raportohet se janë arrestuar disa persona për akuza të ndryshme. Konkretisht, është arrestuar në flagrancë një pronar  i një lokali nate pasi shpërndante kokainë në lokal për klientët, kapen dhe ndalohen 8 shtetas në kërkim për vepra të ndryshme penale.Sekuestrohen armë zjarri “Pistoletë” me fishekë, 11 doza Kokainë, një automjet dhe 10 aparate  celular.

Si rezultat i operacionit tek Sheshi ‘Nënë Tereza’, nga kontrolli i ushtruar nga Forcat “Shigjeta”, në një çantë dore brenda në automjet, në pronësi të drejtuesit të automjetit shtetasit A.Z, 26 vjeç, banues në Tiranë,  është gjetur një armë zjarri pistoletë, e markës “Glock”, pa leje.  Në përfundim të veprimeve drejtuesi i automjetit  është arrestuar në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

-Nga ana e Patrullave të Përgjithshme  dhe Specialistëve për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë, është bërë kapja dhe ndalimi i personave: D. R., 45 vjeç banues në Tiranë  dhe G.M.,38 vjeç,  banues  në Rrëshen, Mirditë, të shpallur në kërkim për veprat penale ‘’Plagoje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim‘’  dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 09.05.2019, mbi kopshtin Botanik në Tiranë, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër  dhe më pas kanë goditur me sende të forta në kokë dhe trup, duke e plagosur rëndë shtetasin G. H.

Po në vijim të operacionit në orët e para të mëngjesit, nga kontrolli i kryer në ambientet e lokalit me pronar dhe menaxher shtetasin Sh.I,  u gjetën në banak  të fshehura  11 doza të dyshuara me  lëndë narkotike kokainë,  të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me dy telefona celular dhe një automjet.  Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprat  penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Përshtatje e lokalit për përdorim droge”, i  shtetasi Sh. I., 45 vjeç, banues në Kamzë Tiranë ,( pronar dhe menaxher i lokalit),  i dënuar më parë për veprën penale të  “Mashtrimit”.  Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë  për veprën penale  “Moskallëzim krimi”,  shtetasi F. G., dhe shtetasja D.K.

Gjithashtu po gjatë kontrolleve  nga Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve të Policisë Tiranë u kapën dhe u ndaluan edhe 6 shtetas të tjerë  të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, si falsifikim i vulave dhe formularve, dhunë në familje, vjedhje, e të tjerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...