Një delegacion i Kongresit amerikan në Tiranë, takime me krerë të shtetit e politikës

Tirana

Një delegacion i Kongresit amerikan në Tiranë, takime me krerë të shtetit e politikës

Më: 28 maj 2019 Në ora: 10:46
Kryeministria Shqipërisë

Një delegacion i Kongresit Amerikan dhe Këshillit të Atlantikut po qëndron për një vizitë në Tiranë.

Takimin e parë delegacioni amerikan e ka zhvilluar në Presidencë me kreun e shtetit Ilir Meta.

Aktualisht delegacioni po zhvillon takim me kryeministrin Edi Rama, në 11:15 do të takohen me Ruçin dhe në orën 15:00 me shefin e opozitës Lulzim Basha.

Nuk dihet tema e bisedimeve në këtë takim, por vizita vjen në një situatë të tensionuar politike në vend. Delegacioni amerikan shoqërohet nga e ngarkuara me punë e Ambasadës amerikane në Shqipëri, Leyla Moses-Ones.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat