Bashkia e Tiranës projekt për financimin e nismave të grave sipërmarrëse

Tirana

Bashkia e Tiranës projekt për financimin e nismave të grave sipërmarrëse

Më: 29 maj 2019 Në ora: 12:31
Erion Veliaj

Bashkia e Tiranës ka hapur projektin për financimin e nismave të gjitha grave që kanë ide biznesi.

Fondi “Fuqizimi i grave dhe nxitja e sipërmarrjes” është lançuar nga Bashkia Tiranës nga data 27 maj dhe do u vijë në ndihmë grave sipërmarrëse, përmes financimeve nga burimet publike.

Të interesuarat brenda territorit të Tiranës, mund të aplikojë për grante, në mbështetje të krijimit të një biznesi, apo zgjerimit të një aktiviteti ekzistues.

Përveç mbështetjen në formë granti, projekti i Bashkisë do të ofrojë gjithashtu trajnim për aftësitë në biznes, si dhe mbështetje për gra me orientime profesionale dhe kualifikime për të qenë të suksesshme në fushën e përzgjedhur.

“Për t’u bërë pjesë e projektit, të interesuarat do të mund të aplikojnë me idenë e tyre për biznes, duke plotësuar Formularin e Aplikimit. Ndërsa në fazën e dytë, aplikantët e pranuar do të marrin pjesë në një trajnim për zhvillimin e planit të biznesit. Më pas, në fazën e tretë, fituesit do firmosin një kontratë 18-mujore për të marrë financimin e grantit dhe mbështetje këshilluese,”-raporton Bashkia.

Fokus i projektit do jenë gratë kryefamiljare, ato nga zonat rurale të Bashkisë së Tiranës, gratë me aftësi ndryshe, si edhe nga komuniteti rom e egjiptian.

Ndërsa aktivitetet që do pranohen janë nga çdo sektor, si: bizneset rurale, turizmi, teknologjia e informacionit dhe komunikimit, industria tekstile, shërbimet, dhe artizanati.

Të gjitha ato gra që duan të bëhen pjesë e projektit duhet të dorëzojmë Formularin e plotësuar të Aplikimit pranë Sektorit të Pritjes me Qytetarin në Bashkinë e Tiranës, deri në datë 17 qershor së bashku me dokumentacionin e nevojshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat