Në ditën e fundit si kryebashkiak, Veliaj premton: Mandati i ardhshëm për fëmijët dhe të rinjtë

Tirana

Në ditën e fundit si kryebashkiak, Veliaj premton: Mandati i ardhshëm për fëmijët dhe të rinjtë

Më: 31 maj 2019 Në ora: 11:59
Erion Veliaj

Në prag të ditës botërore të fëmijëve, Bashkia e Tiranës dhe UNICEF zhvilluan një konferencë mbi qytetet miqësore për fëmijët me ekspertë dhe profesionistë nga vende të ndryshme të botës. Kryebashkiaku Erion Veliaj premtoi se në mandatin e ardhshëm do të ketë më shumë projekte ambicioze për fëmijët.

Erion Veliaj: “Sot, dita ime e fundit për këtë mandat si kryetar i Bashkisë. Nesër filloj si kandidat, pastaj kësmet çfarë ndodh në votime për katër vitet e ardhshme, të fitojë më i miri sigurisht. Por nuk besoj se kishte një mënyë më të mirë për të mbyllur këtë 4-vjeçar sesa aty ku e filluam, tek puna me fëmijët.”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e ka mbyllur mandatin e tij katërvjeçar pikërisht këtë të premte, kur nis zyrtarisht edhe fushata për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

I pranishëm në një konferencë për qytetet miqësore të fëmijëve me ekspertë dhe profesionistë nga vende të ndryshme të botës, Veliaj u shpreh se gjatë këtyre viteve, Tirana ka pësuar transformim nga një qytet në një kaos, në një qytet të përshtatur edhe për fëmijët.

Erion Veliaj: "Sot të kesh korsi biçikletash,  të flasësh për autobusët elektrikë apo për taksitë elektrike është komplet ndryshe nga 4 vite më parë, ku diskutonim a do hiqnim dot rrënojat dhe a do mblidhnim dot plehrat nga qyteti. Investimet jemi përpjekur ti dizenjojmë që në fillim për fëmijët."

Kryebashkiaku tha se edhe në mandatin e ardhshëm Bashkia do të ketë shumë projekte edhe me në qendër fëmijët, nisur nga Piramida e Tiranës.

Erion Veliaj: “Fëmijët nuk duhet vetëm të luajnë dhe të kenë aktivitet fizik por duhet ti përgatisim për të ardhmen. Jo prej nxitimit për tu rritur por për të pasur dijen për të qenë sot konkurrues në një botë ku revolucioni i katërt është ai teknologjik. Ndaj jam shumë i lumtur që qeveria është angazhuar në transformimin e piramidës, jo vetëm si një shkollë alternative e teknologjisë së informacioni por edhe si një simbolikë shumë e fortë."

Përfaqësuesi i UNICEF Roberto de bernardi bëri me dije të dhënat e anketimit nga fëmijët nga të cilat vlerësoi se Tirana konsiderohet si një nga qytetet më miqësore për të rinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat