Gjashtë orë pa drita/ Këto zona në Tiranë do kenë mungesë të energjisë elektrike nesër

Tirana

Gjashtë orë pa drita/ Këto zona në Tiranë do kenë mungesë të energjisë elektrike nesër

Më: 31 maj 2019 Në ora: 19:35
Foto ilustrim

Ditën e nesërme, në disa lagje të kryeqytetit, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për disa orë.

Sipas OSHEE, për shkak të punimeve në disa kabina, do të stakohet energjia elektrike nga ora 09:00-15:00.

Zonat që do të preken janë: Rrugët “Allaman Dervishi”, blloku i Pallateve të Malajzianit, “Ali Bakiu”, “Teodor Keko”, tek ish-dogana, “Haxhi Hysen Dalliu”, “Kadri Roshi”, “Ibrahim Brahja”, “Idriz Dollaku” dhe “Sitki Cico”.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për stakim1 Qershor

Gjatë ditës së shtunë do të vijohet me punimet në disa kabina, proces ky i shoqëruar me stakim të energjisë, ora 09:00-15:00 dhe prek pjesërisht zonat:

Rrugët “Allaman Dervishi”, blloku i Pallateve të Malajzianit, “Ali Bakiu”, “Teodor Keko”, tek ish-dogana, “Haxhi Hysen Dalliu”, “Kadri Roshi”, “Ibrahim Brahja”, “Idriz Dollaku” dhe “Sitki Cico”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat