Bajrami, Veliaj pezullon fushatën: Nesër dërgojmë ndihma për të prekurit nga tërmeti

Tirana

Bajrami, Veliaj pezullon fushatën: Nesër dërgojmë ndihma për të prekurit nga tërmeti

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 13:35
Foto

Bashkia e Tiranës ka vendosur të dërgojë ndihma  për familjet e prekura nga tërmeti në qarkun e Korçës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, i cili njoftoi që nesër do të ndërpresë edhe fushatën elektorale.

“Nesër fushata do të pezullohet, dhe një nga idetë që kemi pasur me Bujarin është që në vend të saj, të kemi një fushatë bamirësie e solidariteti. Do të ftojmë të gjithë besimtarët myslimanë, por jo vetëm, përpara bashkisë dhe pas faljes së Bajramit, do të ngarkojmë një kamion me ndihma për qarkun e Korçës, aty ku këto ditë ka patur një sërë tërmetesh, ku e gjithë qeveria është mobilizuar, por unë besoj se ka nevojë edhe për ndihmën e qytetarëve”, tha Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat