Publikimi i përgjimeve nga “Bild”, Prokuroria e Tiranës kërkon kush nxori të dhënat

Tirana

Publikimi i përgjimeve nga “Bild”, Prokuroria e Tiranës kërkon kush nxori të dhënat

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 15:16
Foto

Pas publikimeve të disa pjesëve të përgjimeve nga dosja 339 nga mediat e ndryshme përfshi edhe gazetën gjermane Bild, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin për nxjerrjen e fakteve të hetimit. Lajmi u bë i ditur nga institucioni i Akuzës dhe nën hetim do jenë personat që kane patur djeni për këtë dosje.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka nisur hetimet në lidhje me të dhënat e publikuara mediatikisht, për çështje të hetuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda”, thuhet në njoftim.

Mësohet se hetimet e filluara kryesisht synojnë të nxjerrin në pah, arsyet e publikimit në mënyrë të paligjshme të këtyre përgjimeve që i përkasin çështjes nr 339. Prokuroria do ndjekë me vëmendje rastin duke kryer veprime konkrete per zbardhjen e çështjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat