Ditëlindja e Mbretëreshës, Ambasada britanike feston edhe në Tiranë

Tirana

Ditëlindja e Mbretëreshës, Ambasada britanike feston edhe në Tiranë

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 10:55
Ilustrim

Ditëlindja e Mbretëreshës Elizabeth II është festuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, në ambientet e Hotel “Rogner”, me një festë gala ku ishin të ftuar personalitete të larta politike dhe të fushave të tjera.

Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman ka qenë mikpritësi në festën e ditëlindjës së Mbretëreshës, që përkon edhe me Ditën Kombëtare të Mbretërisë së Bashkuar.

Mbretëresha Elisabeth II është lindur më 21 prill të vitit 1926 dhe çdo vit feston dy ditëlindje. Një në gjirin e familjes dhe tjetrën me ceremoni në qershor.

Ceremonia e festimit të ditëlindjes ka filluar në kohën e Mbretit Edëard VII, i cili sundoi nga viti 1901 deri në vitin 1910. Mbreti ishte lindur në nëntor, kur kushtet e motit nuk janë aq të përshtatshme për ceremoni në ambiente të hapura, gjë për të cilën u propozua që festimet të bëheshin në maj ose qershor.

Mbretëresha Elizabeth II, në 89-vjetorin e saj gjatë vitit 2015, u bë Mbretëresha më jetëgjatë në fron. Gjatë mbretërimit të saj ka ndërruar 13 kryeministra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat