Shpërthen bombola e gazit në një pallat në Tiranë

Tirana

Shpërthen bombola e gazit në një pallat në Tiranë

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 23:53
Ilustrim

Një shpërthim ka ndodhur në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, ku një bombol gazi ka shpërthyer në katin e pestë të një pallati.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e Shkollës së Kuqe në kryeqytet.

Sakaq, sipas informacioneve të deritanishme, nuk raportohet të ketë të lënduar.

Forca policore janë në vendngjarje dhe janë duke hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat