Veliaj: PS në anën e duhur të historisë

Tirana

Veliaj: PS në anën e duhur të historisë

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 22:05
Erion Veliaj

“Në të gjitha momentet historike PS ka qenë në anën e duhur të historisë së Kombit tonë”.

Kështu deklaroi nga Njësia Nr. 7 në kryeqytet, kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, Erion Veliaj, i cili gjatë takimit me komunitetin e kësaj zone theksoi se PS ka ndërmarrë gjithnjë vendimet e duhura.

“Jam shumë krenar në këtë ditëlindje të PS-së që jam socialist, sepse besoj që është jo vetëm forca më perëndimore, por edhe më patriotikja që sot është në të gjithë shqiptarinë. Nuk besoj që ka sot një forcë tjetër që në çdo kryqëzim të historisë të ketë marrë vendimin e duhur në momentin e duhur për të ardhshmen e kombit tonë”, deklaroi Veliaj.
Kandidati socialist risolli në vëmendje qëndrimin që mbajti PS pas ngjarjes në Gërdec, ku PS vendosi para interesave politike, interesat e vendit duke u bërë promovuese e anëtarësimit të vendit tonë në NATO.

Në ndryshim nga qëndrimi i mbajtur nga socialistët në këto vite, Veliaj tha se opozita e sotme mezi pret që të bllokojë përparimin e vendit drejt familjes evropiane. Por theksoi ai, kur të shkruhet historia e Shqipërisë, shqiptarët do e dinë qartë se kush ishin ata që donin ta sabotonin Shqipërinë, e kush ishin ata që donin ta avanconin Shqipërinë.

“Shikoni ç’bën pala tjetër, pala tjetër edhe pse e di që tani merret një vendim shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, që ne të hapim negociatat, edhe më në fund të fillojmë të realizojmë këtë ëndërr për të qenë në BE, jo vetëm që ndyn kudo, por edhe aty ku ka më shumë akses, holandezi i gëzohet faktit që një vend po tregohet më skeptik, një vend po tregohet më dyshues dhe janë gati të anulojnë zgjedhjet dhe të prishin procesin, vetëm që Shqipëria të mos futet në BE”, nënvizoi Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat