Veliaj në Kashar: Unaza e Madhe do të ndërtohet

Tirana

Veliaj në Kashar: Unaza e Madhe do të ndërtohet

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 19:05
Erion Veliaj

Erion Veliaj, kandidati i majtë për kryetar të Bashkisë së Tiranës ka vijuar takimet e tij elektorale në zonën e Kasharit, nga ku premtoi se edhe mandati i dytë do të jetë një tjetër katërvjeçar investimesh.

 “Jam shumë krenar për njësinë e Astirit, njësia jonë më e re administrative. Jam i lumtur që arritëm ta ndanim zonën dhe të kishim shërbime të dedikuara për njësinë 7 , por edhe për ata që ndoshta me hartat e vjetra quhej Kashar e Yzberisht, por sot është bërë një lagje më vete e Tiranës. Për të gjithë ata për të cilët fjala Astir është kthyer në një fjalë problematike, unë them: Do fitojmë bindshëm dhe do punojmë po aq bindshëm që Astiri, nga zona e kthyer nga një fjalë problematike në një situatë kronike, në një bllokim non stop, jo vetëm do zhbllokohet, jo vetëm do investohet, por siç kemi transformuar zona të tjera që më përpara quheshin fjalë të këqija, si Bregu I Lumit, bulevardi I ri, do të jetë një lagje model e Tiranës, me të gjitha nevojat që kanë”, tha Veliaj.

Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” siguroi banorët se Unaza e Madhe do të ndërtohet, ndërkohë për të gjithë ata që preken nga ky projekt do të marrin kompensimin.

“Duke nisur nga Unaza e Madhe, ku secili që ka pronë do marrë kompensim, secili që ka nevojë do marrë shtëpi, por 99.9% e njerëzve që nuk kanë shkelur asnjë ligj, që nuk kanë bërë asgjë pa leje, që duan të shkojnë në punë, në plazh, të shkojnë në park, të shkojnë për dikë me vizitë, të udhëtojnë nëpër Tiranë do kenë rrugën e tyre me standarde evropiane, do jetë një ndër më të mirat”, tha Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat