Tërmet edhe në Tiranë - Bota Sot
Tërmet edhe në Tiranë

Tirana

Tërmet edhe në Tiranë

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 13:48
Foto ilustrim

Lëkundje tërmeti janë ndjerë në Tiranë rreth orës 13:28. Sipas të dhënave të sizmiologjisë, tërmeti ka qenë relativisht i lehtë me magnitudë 3.2 ballë.

Tërmeti ka rënë në një thellësi prej 30 kilometra nën tokë. Epiqendra ka qenë 50 kilometra larg Tiranës. Nga lëkundjet sizmike nuk ka raportime për dëme materiale.

Kujtojmë se ditën e djeshme, Korça u trondit nga disa tërmete duke shkaktuar frikë dhe panik tek banorët, pas tërmetit të fortë rreth 1 muaj më parë që shkaktoi dëme në banesa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...