Transporti publik në Tiranë, 130 gjoba vetëm në Qershor

Tirana

Transporti publik në Tiranë, 130 gjoba vetëm në Qershor

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 17:11
Ilustrim

Shërbimi i transportit publik në kryeqytet është kritikuar shpesh nga qytetarët për oraret që nuk zbatohet gjë që shkakton dhe tejmbushjen e tyre. Me rritjen e temperaturave, përdorimi i këtij shërbimi bëhet i domosdoshëm por në disa raste kjo bëhet e pamundur për shkak të mungesës së kondicionerëve dhe higjienës.

Aktualisht në Tiranë qarkullojnë 280 autobusë të 16 linjave të shërbimit të transportit publik prej orës 5 të mëngjesit deri në mesnatë.

Qytetarët ankohen se shërbimi urban në disa linja është i papërdorshëm. Në këto ditë të nxehta mungesa e kondicionerëve e bën të pamundur udhëtimin. Ky fenomen ndodh edhe pasi u rrit tarifa e biletës së autobusit.

Megjithatë këto problematika nuk kanë kaluar pa u ndëshkuar nga inspektorët e Agjencisë së Mbrojtës së Konsumatorëve në Bashkinë e Tiranës.

“Kemi vënë 130 gjoba vetëm në Qershor, për pastërti kondicioner”, tha inspektori Ester Agalliu.

Këto shkelje të përsëritura duhet  t’ju rrezikojnë licensën kompanive. Por inspektoret thonë se nga viti në vit shërbimi ka ardhur drejt përmirësimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat