Dhunuan faturonin e autobusit dhe kundërshtuar policët, arrestohen 2 pasagjerët

Tirana

Dhunuan faturonin e autobusit dhe kundërshtuar policët, arrestohen 2 pasagjerët

Më: 7 korrik 2019 Në ora: 11:12
Policia shqiptare

Mbrëmjen e djeshme, në rrugën e “Dibrës” në Tiranë, në autobusin e linjës-Kinostudio- Kombinat, dy pasagjerë kanë dhunuar faturinon si pasojë e një konflikti të çastit.

Drejtuesi i autobusit kur ka parë dy punonjës të policisë rrugore që ishin me shërbim në afërsi të Spitalit “Nënë Tereza”, ka ndaluar autobusin dhe ka kërkuar ndihmën e tyre.

Punonjësit e Policisë rrugore kanë ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar konfliktin, por dy shtetasit  A.T., 24 vjeç,  dhe F. K., 20 vjeç, banues të dy në  Tiranë, kundërshtuan me dhunë edhe punonjësit e Policisë Rrugore, por nuk kanë mundur dot të largohen pasi janë neutralizuar dhe prangosur nga punonjësit e Policisë.

Në përfundim të veprimeve  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A.T dhe F.K, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat