Aksident në Tiranë, mjeti përplas 14-vjeçarin

Tirana

Aksident në Tiranë, mjeti përplas 14-vjeçarin

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 08:30
Ilustrim

Një aksident me pasojë plagosjen e një të mituri ka ndodhur në Tiranë.

Burime nga policia raportojnë se është arrestuar drejtuesi i mjetit, shtetasi F. H., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën “Dedë Gjo Luli” duke drejtuar mjetin tip “Audi” ka aksidentuar shtetasin e mitur R. M.,14 vjeç, banues në Tiranë . I mituri ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet në ngarkim të tij u referuan pranë Prokurorisë Tiranë për veprat  penale  “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat