85-vjeçarja rrëzohet në rrugë, humb jetën në spital

Tirana

85-vjeçarja rrëzohet në rrugë, humb jetën në spital

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 23:47
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e saj

Një e moshuar është rrëzuar te Komuna e Parisit dhe pavarësisht se asaj i është dhënë ndihmë e parë, ka ndërruar jetë pas mbërritjes në spital.

E moshuara nuk është identifikuar ende, ndërkohë policia kërkon edhe ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar atë, që të kontaktohet me familjarët e së ndjerës për tërheqjen e trupit në morgun e spitalit, ndërkohë po hetohen edhe shkaqet e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

“Më datë 19.08.2019, në rrugën “Komuna e Parisit”, një shtetase e moshuar rreth 85 vjeçe, është rrëzuar vetë në rrugë, e cila u dërgua menjëherë me autoambulancë pranë Spitalit të traumës në gjendje të rëndë shëndetësore. Si shkak i dëmtimeve të marra nga rënia përdhe e cila rreth orës 20:30, ka ndërruar jetë.”

“Është rreth  85 vjeç, me flokë të prera mesatarisht dhe  të thinjura, dhe ka një shall me ngjyra të hedhur mbi supe me ornamente, kryesisht me ngjyra të zeze, bezhë, dhe kafe.”

“Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e të moshuarës pasi deri në këto momente nuk është paraqitur në morgun e spitalit ndonjë familjar i saj.”

“Ju lutemi qytetarëve të informojnë në nr 112.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat