Basha në TK, ironizon Veliaj: Shkon për herë të parë

Tirana

Basha në TK, ironizon Veliaj: Shkon për herë të parë

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 12:51
Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar për protestën e artistëve dhe qytetarëve për mos shembjen e Teatrit Kombëtar. Ai tha se ashtu si edhe tek Pazari, Bulevardi e Sheshi, Tirana do fitojë sërish.

Përmes një statusi në Tëitter, Veliaj thotë se një lajm i mirë ishte fakti që Basha shkoi në këtë teatër. Ai thotë ndër të tjera se nuk beson se godina i njan ndonjë teatri në Hollandë.

“Si tek Lodrat, Pazari, Bulevardi e Sheshi, Tirana do fitojë sërish. Është lajm i mirë që pas kaq vitesh teatër në politikë, Lulzim Basha shkon për herë të parë në teatër. S’besoj tallashi i ngjan ndonjë teatri në Holandë, ku më i fundit është Theatre de Stoep”, tha Veliaj.

Që prej mëngjesit artistë e qytetarë nisën protesta me frikën se lëvizjet e shumta, hyrje-daljet e punëtorëve dhe zhvendosja e disa objekteve paralajmëronte prishjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat