Gjykata e Tiranës konfirmon mandatin e dytë të Erion Veliajt

Tirana

Gjykata e Tiranës konfirmon mandatin e dytë të Erion Veliajt

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 14:45
Erion Veliaj

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e kryebashkiaku të kryeqytetit duke njohur ligjërisht edhe mandatin e tij të dytë. Vendimi u shpall nga gjyqtari Dritan Caka.

Gjykata e Tiranës ditën e sotme është shprehur me vendim për njohjen e mandatit të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili u zgjodh më 30 qershor për një mandatë të dytë nën siglën e Partisë Socialiste në Aleancën për Shqipërinë Europiane.

Pas zgjedhjeve të 30 qershorit dhe pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të gjithë kryebashkiakët e rinj kanë depozituar kërkesat në gjykatë për të marrë mandatet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat