Vazhdon rezistenca për ruajtjen e Teatrit Kombëtar, qytetarët solidarizohen me aktorët

Tirana

Vazhdon rezistenca për ruajtjen e Teatrit Kombëtar, qytetarët solidarizohen me aktorët

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 08:21
Foto

Qytetarë, aktivistë dhe artistë kanë qëndruar gjatë gjithë natës në sheshin para Teatrit Kombëtar për t’i ardhur në mbrojtje kompleksit teatror.

Sitata gjatë natës ka qenë kryesisht e qetë dhe pa probleme. Forcat e policisë nuk kanë qenë prezente tek teatri gjatë natës.

Në mbështetje të artistëve kanë qenë edhe përfaqësues të PD, ish deputetit Agron Shehaj, Gent Strazimiri dhe Sait Dollapi.

Në orët e para të mëngjesit ka nisur dhe mbërritja e qytetarëve dhe artistëve të tjerë për t’iu bashkuar pjesës që ka qendruar gjatë natës.

Një nga qytetarët është edhe një grua e cila ka sjellë ushqim (petulla me djathë) për ata që kanë qëndruar gjatë natës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat