Artistët ftojnë qytetarët e Tiranës: Policia po rrethon sërish Teatrin Kombëtar

Tirana

Artistët ftojnë qytetarët e Tiranës: Policia po rrethon sërish Teatrin Kombëtar

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 22:41
Foto

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë një apel për qytetarët mbrëmjen e së dielës. Sipas saj është vënë re një prani e shtuar e uniformave të policisë dhe se sipas saj po përgatitet një tjetër rrethim i godinës.

“Sot ka një prani të shtuar të forcave të policisë përreth Teatrit. Ftojmë popullin e Tiranës, të ruajmë Teatrin gjatë natës!” – thuhet në njoftimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

Kujtojmë se pak ditë më parë policia rrethoi godinën e Teatrit Kombëtar duke mos lejuar kalimin e artistëve. Pas një dite të gjatë përplasjesh, artistët ia dolën që të hyjnë brenda dhe policia të tërhiqet. Në radhët e artistëve qarkullon prej ditësh lajmi se policia do të rikthehet për të boshatisur godinën përpara shembjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat