Toni Gogu zgjidhet kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës

Tirana

Toni Gogu zgjidhet kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 18:12
Toni Gogu

Toni Gogu është zgjedhur kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

56 anëtarë morën pjesë në procesin e votimit për zgjedhjet e kryetarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Ai u propozuar nga kryetari i këshilltarëve socialist, Eridian Salianji, i cili vlerësoi formimin e Toni Gogut si një jurist, besimtar dhe familjar shumë i mirë.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Aldrin Dalipi vlerësoi kandidaturën e z. Gogu për detyrën e kreut të Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe shprehu bindjen e plotë në përmbushjen me sukses të detyrës. “Duke mbështetur maksimalisht propozimin e drejtuesit të grupit të Partisë Socialiste, për kandidaturën e zotit Toni Gogu, si kryetar i ri i këshillit të bashkisë së Tiranës, më lejoni të vlerësoj se zoti Gogu përcjell cilësi shumë të mira qytetare dhe profesionale për këtë detyrë. Me një eksperiencë shumë të vlerësueshme për nga përkushtimi dhe korrektesa, ai ka drejtuar një organizatë të rëndësishme ndërkombëtare si Word Vizion për Shqipërinë dhe Kosovën. Po kaq pozitive do të vlerësoja edhe punën e tij në sistemin e drejtësisë, duke lënë gjurmë të posaçme gjatë veprimtarisë së tij deri në detyrën e zv. ministrit të drejtësisë së fundmi”, tha Aldrin Dalipi.

Më pas këshilli ka vijuar me procedurën e zgjedhjes së drejtuesve të rinj të Këshillit Bashkiak, ku në detyrën e nënkryetarëve u zgjodhën Vjollca Braho dhe Luan Bregasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat