Basha publikon videon, flet për të keqpërdorurit e Teatrit dhe për aferën e 6 kullave 200 mln euro - Bota Sot
Basha publikon videon, flet për të keqpërdorurit e Teatrit dhe për aferën e 6 kullave 200 mln euro

Tirana

Basha publikon videon, flet për të keqpërdorurit e Teatrit dhe për aferën e 6 kullave 200 mln euro

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 12:40
Lulzim Basha

E ndërsa kryeministri Rama përpiqet që nëpërmjet artistëve të bindë qytetarët se një Teatër i ri është i domosdoshëm, kryeopozitari Basha vijon me denoncimet sipas të cilave pas këtij projekti fshihet një aferë e madhe korruptive.

Basha i konsideron artistët që janë rreshtuar në krahë të idesë për shembjen e Teatrit si të keqpërdorurit e radhës, ndërsa deklaron se puna e Teatrit ishte vetëm loja, për të shplarë 200 milionë euro e për të ndërtuar 6 kulla në Tiranë.

Statusi i Bashës i shoqëruar edhe me videon denoncuese:
Puna e Teatrit ishte loooja!
Nuk e zë gjumi hajdutin psiqik për 6 kullat 200 milionë euro! Mjerë të keqpërdorurit e radhës që flasin për gishtin kur gishti tregon hënën!
Nuk ka interes për Teatrin Pa Kulla treshja Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës:

Po të njëjtën video denoncuese, Basha e ka shpërndarë një ditë më parë në facebook, por me një tjetër koment.

“Asnjë fjalë për bankomatin e tij privat Vangjush Dakon nuk belbëzon sot Edi Rama, ky artist i mashtrimit. Por vazhdon të mashtrojë për aferën e 6 kullave 200 milionë euro. Çdo gjë që thotë, është mashtrim, pasi qëllimi i tij i vetëm është të vjedhë. Shikoni më poshtë si mashtron hajduti psiqik për Teatrin”, shkruan Basha në Facebook.

 

Puna e Teatrit ishte loooja! Nuk e zë gjumi hajdutin psiqik për 6 kullat 200 milionë euro! Mjerë të keqpërdorurit e radhës që flasin për gishtin kur gishti tregon hënën! Nuk ka interes për Teatrin Pa Kulla treshja Rama-Veliaj-Mafia e Ndërtimit dhe Drogës:

Posted by Lulzim Basha on Thursday, August 1, 2019

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...