Bulevardi pa parkime/ “Zogu i parë”, zgjerohet për këmbësorët. Më shumë lulishte - Bota Sot
Bulevardi pa parkime/ “Zogu i parë”, zgjerohet për këmbësorët. Më shumë lulishte

Tirana

Bulevardi pa parkime/ “Zogu i parë”, zgjerohet për këmbësorët. Më shumë lulishte

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 21:16
Bulevardi Zogu i Parë

Bulevardi Zogu i Parë, po i nënshtrohet një projekti sistemues në të gjithë gjatësinë e tij, duke nisur që në afërsi të Sheshit Skënderbej, e për t’u lidhur më pas më Bulevardin e Ri.

Leonora Pacili, përgjegjësja e sektorit të investimeve në Bashkinë e Tiranës, jep detajet se çfarë risish do të sjellë ky projekt:

“Zgjerohet trotuari, dhe nga tre korsi, bulevardi bëhet me dy. Do të ketë shtim të pemëve dhe hapësirave të gjelbra. Do të krijohen sheshe. Fasadat do të rikonstruktohen jo vetëm nga ana ballore, por edhe në anë.

Do të ndërtohet një galeri nën bulevard për sistemin e ujrave, kabujve etj, çka eleminon ndërhyrjet duke prishur asfaltin në rast të ndonjë problem”,thotë ajo.

Punimet në këtë bulevard, pritet që të përfundojnë në një afat kohor prej 18 muajsh, por sipas bashkisë, nëse punimet ecin me ritmet e duhura, kohëzgjatja e punimeve mund të shkurtohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...