Ngjarja e rëndë në Tiranë ku humbën jetën dy punëtorë, arrestohen 2 persona, në kërkim biznesmeni - Bota Sot
Ngjarja e rëndë në Tiranë ku humbën jetën dy punëtorë, arrestohen 2 persona, në kërkim biznesmeni

Tirana

Ngjarja e rëndë në Tiranë ku humbën jetën dy punëtorë, arrestohen 2 persona, në kërkim biznesmeni

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 10:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Tiranë në rrugën “Faik Konica”, aty ku pas shembjes së një skele humbën jetën dy punëtorë, policia njofton se janë arrestuar dy persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Sipas bluve të kryeqytetit në përfundim të veprimeve hetimore, të kryera nga ana e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në Tiranë nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë”, dhe konkretisht: Xh. T. 41 vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i punimeve në firmën “Xhimi”. I. B. 44 vjeç, me detyrë Drejtues Teknik i sigurisë së punimeve në firmën skela “Syla”.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit  P. S., me detyrë administrator i firmës skela “Syla”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Në rrugën “Faik Konica” në pallatin Nr. 2, firma “Xhimi” me administrator e Drejtues Teknik punimesh, shtetasin Xh. T., ka kryer punime në fasadën e jashtme të pallatit për veshjen me sistemin termoizolues (kapot).

Po në këtë pallat, firma skela “Syla” me administrator shtetasin P. S. dhe Drejtues Teknik të punimeve e montimit të skelës Inxhinierin I. B., ka montuar skelën metalike për punimet në fasadë.

Si pasojë e punimeve në këtë pallat, rreth orës 15.00 është rrëzuar skela metalike, e për pasojë kanë humbur jetën shtetasit E.B., 31 vjeç, punëtor ndërtimi në firmën “Xhimi, si dhe shtetasi O.K, 36 vjeç, punëtor i firmës skela “Syla”.

Po nga rrëzimi i skelës janë plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën, shtetasit G.B punëtor ndërtimi i firmës “Xhimi”, E.L dhe A.M, punëtor i firmës skela “Syla”.

Gjithashtu për këtë ngjarje filloi procedimi penal për veprën penale “ Shpërdorimi i detyrës “, për punonjësit e Inspektoratit të Punës Tiranë, pasi punonjësit nuk kanë ushtruar detyrën për kontrollin e masave të sigurisë në punë në pallatin ku ndodhi aksidenti dhe po vazhdon puna për dokumentimin ligjor për këta punonjës.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...