Tiranë, rruga e re tek Selita e Vjeter

Tirana

Tiranë, rruga e re tek Selita e Vjeter

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 13:56
Tirane, rruga e re tek Selita e Vjeter

Banorët e një prej lagjeve më të vjetra në zonën e Selitës së vjetër kanë një rrugë të re, e cila fillon nga kryqëzimi i rrugës “Selita e Vjetër” deri në kryqëzimin e rrugës së “Kroit” (pranë Xhamisë Farkë).

Gjatë inspektimit të përfundimit të punimeve, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se rruga e re jo vetëm do të ndihmojë komunitetin e zonës, por lidh njëkohësisht edhe dy zona të rëndësishme të qytetit.

Erion Veliaj:“Është gjithmonë një lajm i mirë sa herë bashkojmë dy komunitete. Komunitetin e Tiranës në qytet që i afrohet Tiranës fshat".

 Veliaj kërkoi prej banorëve që të mirëmbajnë investimet, në mënyrë që puna të vijojë edhe në një zonë tjetër. Teksa dha lajmin e mirë të regjistrimit të 11 mijë banorëve në lagjen e re Nr.13.

 Erion Veliaj: Tani që 11 mijë qytetarë janë regjistruar, dua të ftoj dhe të tjerët, sa më shumë qytetarë të regjistrohen aty ku banojnë, aq më shumë me buxhetin e ri të bashkisë mund të justifikojmë investime dhe financa për numër popullsie sipas secilës zonë”

Investimi i Bashkisë së Tiranës përfshiu jo vetëm asfaltimin e rrugës, por edhe ndërtimin e trotuareve, punimet e ujësjellës kanalizimeve, vendosjen e sistemit të ndriçimit LED, si dhe të gjithë sinjalistikën e nevojshme horizontale dhe vertikale. Përgjatë rrugës janë realizuar edhe mure mbajtëse, mure pritëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat