Tiranë, prej 8 ditësh në kërkim, gjendet i vdekur 31-vjeçari

Tirana

Tiranë, prej 8 ditësh në kërkim, gjendet i vdekur 31-vjeçari

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 13:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Tiranës ka gjetur të pajetë një 31-vjeçar, i cili prej 8 ditësh rezultonte i humbur.

I identifikuar me inicialet G.S., policia thotë se 31-vjeçari u gjet i pajetë në rrugën e “Ullishtes”, në afërsi të Liqenit të Thatë.

"Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale", thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat