Qiratë 20% rritje në një vit, Tirana bëhet edhe më e shtrenjtë

Tirana

Qiratë 20% rritje në një vit, Tirana bëhet edhe më e shtrenjtë

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 06:26
Tiranë

Të gjithë duan të jetojnë në kryeqytet.

Ndaj edhe banesat dhe qiratë njohin vetëm rritje në Tiranë, aq sa me këto ritme kryeqyteti shqiptar rrezikon të bëhen më i shtrenjtë se Roma dhe Athina.

Tregu i qirave në kryeqytet ka pësuar rritje të ndjeshme gjatë muajve të fundit.

Agjentët imobiliarë  sqarojnë se  çmimet janë shtrenjtuar me 20% si pasojë e kërkesës së lartë.

Ndërkohë ata thonë se çmimi i shitjes së  apartamenteve është disi më i qëndrueshëm, kjo për shkak të ndërtimeve të shumta.

Ekspertët ngrenë pikëpyetje për  shitjen e ndërtimeve të reja. Vitet e fundit në vend ka rënë trend i emigrantëve që vijnë në verë për të blerë apartamente në Shqipëri.

Por për një shtëpi me qira do të duhen 20 % më shumë para për të njëjtën banesë në krahasim me një vit më parë.

Konsulentët imobiliarë shpjegojnë se kryeqyteti ka kërkesë dhe kjo ka ndikuar në rritjen e çmimeve.

Pavarësisht se kostot e jetesës janë rritur, niveli i pagave ka mbetur i njëjtë prej disa vitesh.

Rriten qiratë 1+1

Qendra                  40- 50 mijë lekë

Brenda Unazës       30 -32 mijë lekë mijë lekë

Zona Periferike       20-25 mijë lekë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat