Shkollë e re në Tiranë/ Më 16 shtator hapet “Servete Maçi”

Tirana

Shkollë e re në Tiranë/ Më 16 shtator hapet “Servete Maçi”

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 17:48

Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, Erion Veliaj bëri me dijeni se viti i ri shkollor do ta gjejë kryeqytetin me një shkollë të re. Bëhet fjalë për shkollën “Servete Maçi” në Njësinë numër nëntë.

“Një nga gjërat që besoj të gjithë do të jeni me mua në datën 16 shtator, për të hapur një shkollë të re, është shkolla “Servete Maçi”. Di t’ju them që është disa herë më e bukur edhe më e arrirë sesa shkolla “Kosova”, nëqoftëse ka skeptikë, ju ftoj që në datën 16 shtator të jemi aty, nuk do besoni që jeni në Shqipëri, le më në Tiranë. Në atë shkollë, është një nga veprat më të arrira, është një shkollë muzike, qytetase, pra jo vetëm e lagjes, e Njësisë 9 dhe 8, aty ku ndodhet, por për të gjithë ata që kanë zgjedhur shkollën e muzikës besoj do të na bëjë të ndihemi krenarë. Ata që janë të vjetër në Këshillin bashkiak i kanë marrë vendimet për atë shkollë, dhe ata që janë të rinj dhe që përfaqësojnë komunitetin e Njësisë 8 dhe 9, apo nga e gjithë Tirana, ku ata që janë me prirje muzikore, sidomos 600 familje, do të çojnë fëmijët e tyre në shkollën e re, “Servete Maçi”, tha Veliaj.

Teksa ceku çështjen e infrastrukturës arsimore, kryebashkiaku bëri të ditur se sfidë e Bashkisë së Tiranës do jetë bërja edhe e kopshteve publike.

“Është hera e parë në historinë e këtij qyteti ku kemi deri në 10 kërkesa për një vend në çerdhe. Sfida që kemi për këtë mandat është që t’i bëjmë të lakmueshme kopshtet publike, siç kemi bërë çerdhet dhe si procesi i decentralizimit, tashmë i kanë kaluar totalisht edhe si asete edhe si bordero Bashkisë së Tiranës, dhe besoj që ambicia jonë është që të bëjmë edhe kopshtet siç kemi bërë çerdhet. Kur të shkojë kërkesa në kopshtet publike 10 me 1, realisht do të jetë një notë 10 për Bashkinë, por edhe një 10 fish nevojë për të pasur kopshte dhe çerdhe të reja”, shtoi Veliaj.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat