Në vitin 2020 sheshi "Nënë Tereza" do shndërrohet në pedonale

Tirana

Në vitin 2020 sheshi "Nënë Tereza" do shndërrohet në pedonale

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 19:32
Erion Veliaj

Këshilli bashkiak i Tiranës, i dalë nga votimet e 30 qershorit ka zhvilluar mbledhjen e tij të parë për të diskutuar mbi projektet e investimeve.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi ndërhyrjet në sistemin arsimor, por edhe mbështetjen për shtresat në nevojë.

Veliaj: Shkolla "Servete Maçi", kjo është shkolla e pestë që Bashkia e Tiranës ka ndërtuar nga e para në këto 4 vite, pas “Betim Muço” në Kombinat, “Ardian Klosi” në Njësinë 4, “Shkolla Kosova” dhe “Hoxha Tahsin”. Kemi miratimin për pagesën e personave me aftësi të kufizuar dhe invalidët e punës. Një kompensim ushqimor për fëmijët e familjeve në nevojë në shkollat ku implementohet projekti pilot "bëjmë detyrat e shtëpisë".

Veliaj tha se në vitin 2020 qytetarët do të kenë një pedonale të re.

Veliaj: Sheshi "Nënë Tereza", një shesh që është në mënyrë të përkohshme pedonal gjatë funksioneve të ndryshme të vitit, por që në vitin 2020 duam ta kthejmë në një tjetër shesh për këmbësorët.

Përpos investimeve kryebashkiaku Erion Veliaj lajmëroi se bashkia e Tiranës ka fituara 3 projekte të financuara nga BE. Ndryshimet e bëra në buxhet kanë marrë mbështetjen e të gjithë  anëtarëve të këshillit bashkiak përfshirë edhe ata të Bindjes Demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat