Pamje tronditëse: Burri rreh gruan në sy të fëmijëve në Tiranë, rrëqethëse të qarat e tyre

Tirana

Pamje tronditëse: Burri rreh gruan në sy të fëmijëve në Tiranë, rrëqethëse të qarat e tyre

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 20:51
Foto

Ulërima të dy fëmijëve që të prekin zemrat, ndërsa kërkojnë që babai i tyre të ndalë dhunën barbare ndaj nënës.

Këto janë pamjet dramatike që janë publikuar në emisionin ‘Me zemër të hapur’ ‘News24’.

Skenat makabre ndodhin në banesën e një familje në Allias në Tiranë, shkruan bw.

Historia tragjike ka si protagoniste një 31-vjeçare, nënë të tre fëmijëve, (vuan nga probleme të shëndetit mendor) e cila prej vitesh dhunohej nga burri i saj, person me aftësi të kufizuar.

Në video shihet se si ajo goditet nga burri i saj, ndërsa mes tyre ndodhet vjehrra, ndërsa dëgjohen ulërimat lutëse të fëmijëve që babai ta ndalet.

Skenat e dhunës janë bërë sot publike nga nëna e 31-vjeçares, Hanke Pirra.

Ajo tregoi nga studio e emisionit se shkak për dhunën në familje është bërë vjehrra e vajzës së saj.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat