PD akuzon: Erion Veliaj gënjen për cilësinë e ujit të pijshëm në Tiranë

Tirana

PD akuzon: Erion Veliaj gënjen për cilësinë e ujit të pijshëm në Tiranë

Më: 21 shtator 2019 Në ora: 15:25
Oriola Pampuri:

Partia Demokratike akuzon kreun e bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj se në drejtimin e tij kryeqyteti po vuan jo vetëm mungesën e ujit të pijshëm por dhe atë të ndotur.

Oriola Pampuri:  Autobotët dhe bidonat e ujit janë simbolet e një qyteti të qeverisur keq, pa investime dhe të vjedhur nga Erion Veliaj.  Kryetari i paligjshëm i Bashkisë se Tiranës është përgjegjës për shëndetin e mijëra qytetarëve të Tiranës me deklaratat e tij të papërgjegjshme se uji që vjen në rubineta është i sigurtë.

Ish deputetja Pampuri vuri në dispozicion dhe një video

Oriola Pampuri: "Ne kemi bërë gati një material, ku, në më pak se 1 minutë, perballet propaganda e Erion Veliajt me realitetin që qytetarët denoncojnë në Tiranë për gjendjen e mjerueshme të ujit në zona të ndryshme"

Investimi i vetëm i kryebashkiakut sipas PD-së është rritja e vazhdueshme e çmimit të ujit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat