Prefektja: Në Tiranë janë dëmtuar 20 pallate dhe 244 banesa

Tirana

Prefektja: Në Tiranë janë dëmtuar 20 pallate dhe 244 banesa

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 09:44
Tirane

Prefektja e qarkut të Tiranës në një intervistë telefonike për RTV Ora News informon se janë 20 pallate të prishura dhe 224 banesa të dëmtuara.

Gjatë natës ka pasur njerëz të cilët kanë kaluar natën nëpër cadrat e ngritura në ndihmë të banorëve por më pas në orët e para të mëngjesit ato janë boshatisur.

Suzana Jahollari: Pikat më problematike në Tiranë ishin në njësinë administrative nr.5. Aty kemi ngritur qendrën e pritjes së njerëzve në mënyrë që tata të kenë ku të adresohen për ndihmën mjekësore. Kemi ngritur 4 çadra nga Bashkia dhe nga policia e shtetit në pikat më problematike të Tiranës. Në Tiranë janë rreth 244 banesa të dëmtuara dhe 24 pallate janë të prishura. Afërsisht ne patëm 110  qytetarët që vendosëm në çadra dhe 90 në qendrat sociale që ofronte bashkia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat