Çifti shqiptar po bënte seks, dy persona të armatosur i nxorën nga makina dhe ia grabitën

Tirana

Çifti shqiptar po bënte seks, dy persona të armatosur i nxorën nga makina dhe ia grabitën

Më: 25 shtator 2019 Në ora: 21:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë, ku dy persona ende të paidentifikuar nga policia e Tiranës kanë kërcënuar e më pas grabitur një çift duke iu marrë makinën.

Mësohet se çifti gjatë momentit kur ka ndodhur grabitja me armë, ishin duke kryer marrëdhënie seksuale brenda në makinë ti Fiat.

Ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në afërsi të Doganës në kryeqytet, ku sipas policisë dy persona të armatosur i kanë marrë makinën një personi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Siç bëhet e ditur pronari i automjetit me profesion inxhinier ka qenë në pozitë të vështirë kur është sulmuar nga dy personat e armatosur, pasi ishte duke kryer marrëdhënie seksuale me të dashurën e tij, kjo e fundit një grua e martuar.

Burri është munduar të rezistojë por dy personat e armatosur i kanë pohuar se i kishin bërë video dhe do ja tregonin burrit të së dashurës së tij, lidhjen jashtë martesore.

Çifti i të dashuruarve ka zbritur nga makina dhe mandej kanë hipur dy autorët, të cilët janë larguar me shpejtësi. Vjedhja e makinës është denoncuar në polici nga pronari i mjetit, duke treguar dhe rrethanat se si kishte ndodhur ngjarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat