Tërmeti dhe përmbytjet/ Veliaj: Shpërblim për zjarrfikësit, qëndruan 72 orë pa gjumë - Bota Sot
Tërmeti dhe përmbytjet/ Veliaj: Shpërblim për zjarrfikësit, qëndruan 72 orë pa gjumë

Tirana

Tërmeti dhe përmbytjet/ Veliaj: Shpërblim për zjarrfikësit, qëndruan 72 orë pa gjumë

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 10:55
Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar se do të jepet shpërblim për zjarrfikësit, të cilët kanë qëndruar në gatishmëri në tre ditët e tërmetit dhe përmbytjeve që pasuan. Veliaj tha se punonjësit e zjarrfikëses kanë qëndruar 72 orë pa gjumë për të qenë në gatishmëri ndaj çdo emergjence.

Në Këshillin Konsultativ të qeverisjes qendrore dhe vendore, Veliaj tha se bashkitë shqiptare duhet të shfrytëzojnë solidaritetin ndërkombëtar pas tërmetit për të bërë një inventar të nevojave që kanë. Veliaj tha se ky moment duhet shfrytëzuar për tu pajisur me mjete për të mos qenë të papërgatitur në raste të tjera emergjencash.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...