Akuza e Veliaj: Kur Shqipëria kalon tërmetin, opozita diskuton për pushtetin - Bota Sot
Akuza e Veliaj: Kur Shqipëria kalon tërmetin, opozita diskuton për pushtetin

Tirana

Akuza e Veliaj: Kur Shqipëria kalon tërmetin, opozita diskuton për pushtetin

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 12:39
Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, garantoi edhe njëherë qytetarët e prekur nga tërmeti se të gjitha banesat  të cilat janë të pabanueshme do të rindërtohen, ndërsa të tjerat me dëme më të vogla do të disbursohen.

Duke folur në mbledhjen e Këshillit Konsultativ të qeverisjes qendrore dhe vendore, Veliaj nënvizoi se janë bërë gati të gjithë dosjet me inventarin e banesave të dëmtuara dhe menjëherë ka nisur edhe puna për rindërtimin e banesave të dëmtuara.

Veliaj: Në Bashkinë e Tiranës ne kemi çuar mbrëmënë mes të natës, afati i lënë nga kryeministri, të gjithë inventarin e banesavetë dëmtuara. Jam në dijeni që edhe Bashkitë kryesore që janë prekur, ngaDurrësi, Elbasani, Kavaja disa Bashki të tjera më të vogla kanë proceduar dhekanë bërë edhe mbledhjet e Këshillit Bashkiak për të akorduar fondet eemergjencës dhe besoj që në kohë rekord do të disbursojmë aty ku dëmet janë minimale dhe siç e keni vënë re do të rindërtojmënga fillimi aty ku dëmet kanë qenë më të qenësishme.

Ndërkaq Veliaj kritikoi qëndrimin e mbajtur nga opozita, që sipas tij ndërsa vendi përballej me pasojat pas tërmetit, interesin e vetëm ka pushtetin.  

Veliaj: Kur po shikoja lajmet dje në darkë dhe poshikoja bisedën te një hotel tjetër, që nuk merren me halle konkrete, por partiqë lozin, ika unë nga tavolina, erdha unë nga tavolina. Shqipëria kalontërmetin dhe ata diskutojnë, ku është pushteti im, ku është mandati im, kuështë posti im, ku është qeveria ime, ku është ministria ime dhe ti thua, ne jemi 2 popullsi të ndryshme se s’ka mundësi. Shqipëria kalon tërmetin dhe ata diskutojnë ku është pushteti im,ku është mandati im, ku është posti im, ku është qeveria ime, ku është ministria ime. Dhe ti thua ne jemi dy popullsi të ndryshme, se s’ka mundësi një popullsi të jetë duke shkuar në terren, ose duke u mbledhur të marrim vendime si akti normativ që do kalojë kryeministri dhe Qeveria për lejet e ndërtimit që atyre që preken; si mbledhjet e Këshillit Bashkiak me urgjencë për t’i dhënë paratë njerëzve që të ndërtojnë. Dhe ke një pjesë tjetër të Shqipërisë, që çohet, ulet nga tavolina “Ku është pushteti im,ku është mandati im, ku janë ministritë e mia".

Ai tha se vetëm në Tiranë janë 1200 banesa të dëmtuara.

Veliaj: Shumica janë të pjesshme, kryesisht banesa në zonat rurale, të vjetra, me shtesa. Për ata që me vite të tëra na janë bërë gangrenë kulla,kulla kulla, dilni në dritare këtu shihni që Plazzës s’i ka rënë asnjë pllakë, Arenës Kombëtare nuk i ka rënë asnjë panel. Të gjithë ndërtimet kryesisht paleje, të improvizuara ose shtëpi të vjetra të kohës së komunizmit të bëra mepunë vullnetare, me parafabrikate dhe shto, e shto, e shto kafaze, ballkone.Çaje ballkonin bëje dritare, çaje dritaren bëje derë, herët ose vonë do të duhet të përballemi me këtë papërgjegjshmëri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...