Vijon rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti

Tirana

Vijon rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti

Më: 6 tetor 2019 Në ora: 15:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në fshatrat e Tiranës po vijon rindërimi i banesave të prekura nga tërmeti i 21 shtatorit. Në shtëpinë e Fiqiri Lamit në Mazrek, Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, përsëriti premtimin se banesat do të përfundojnë para Vitit të Ri

Lajmi: Në fshatin Mazrek të Tiranës janë hedhur themelet e shtëpisë së Fiqiri Lamit. Tërmeti i 21 shtatorit shkaktoi shumë dëme në shtëpinë e tij duke e bërë atë të pabanueshme. Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, u kthye në Mazrek me premtimin e se banesa do të jetë gati para Vitit të Ri.

Veliaj: Nga lot trishtimi të shkatërrimit të ditëve të para, jemi sot në lot gëzimi të ndërtimit të një shtëpie të re. Dua të falenderoj edhe familjarët që janë treguar solidarë, po i strehojnë në këto kohë sa te të mbarojmë shtëpinë në kohë rekord.

Veliaj vlerësoi kontributin e komunitetit të biznesit që iu përgjigj thirrjes së bashkisë për t`ju ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti.

Veliaj: Dëmet që shkaktoi ne nuk do t'i harrojmë dhe mbi të gjitha nuk do të harrojmë fjalën që kemi dhënë që do të rikuperojmë në kohë rekord dëmtimet, sidomos në familjet më të prekura nga tërmeti.

Tërmeti i shtatorit dëmtoi afro 1200 banesa në kryeqytet. Disa prej tyre do të rindërtohen ndërsa për pronarët e të tjerave do të ketë dëmshpërblime nga Bashkia e Tiranës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat