Tirana dy ditë pa energji elektrike, këto janë oraret dhe zonat që preken

Tirana

Tirana dy ditë pa energji elektrike, këto janë oraret dhe zonat që preken

Më: 7 tetor 2019 Në ora: 22:17
Ilustrim

Tirana do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në 2 ditët e ardhshme.

Lajmi është bërë i ditur nga OSHEE, e cila njofton se në datat 8 dhe 9 tetor, disa zona në kryeqytet nuk do të kenë energji elektrike për disa orë.

Sipas njoftimit të OSHEE, stakimi i energjisë elektrike do të bëhet për shkak të punimeve që po kryen në disa kabina në Tiranë.

Zonat dhe  oraret:

8 tetor

09:00-15:00

Pjesërisht rrugët: “Hoxha Tahsim”, “Arkitekt Sinani”, “Ali Demi”, “Ferit Xhajko”, rruga e Dibrës pranë Medreses, “Thanas Ziko”, “Ibrahim Buzhiqi”

12:00 deri 14:00

Pjesërisht rrugët: “Asim Zeneli”, rruga e Elbasanit, “Dervish Hima” 10:00-12:00 Pjesërisht rrugët: “Ludovik Shllaku” pranë sheshit “Avni Rustemi”,

Ibë, Mullet, Dobresh

09 tetor

09:00-15:00

Pjesërisht rrugët: “Petro Nini Luarasi”, rruga e Dibrës, “Thanas Ziko”, “Ibrahim Buzhiqi”,  “Hoxha Tahsim”, “Arkitekt Sinani”, “Ali Demi”

12:00-14:00

Pjesërisht rrugët: “Todi Shkurti”, “Petro Nini Luarasi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat