Maratona e Tiranës

Tirana

Maratona e Tiranës

Nga: Nasho Bakalli Më: 15 tetor 2019 Në ora: 19:48
Nasho Bakalli

Ishte një ditë feste sportive që u përsërit për të katërtën herë, paprerë, në Tiranë. E bollshme për nga pjesmërja; pa stëhollime; pa bujë.

Bashkia e Tiranës ndjek paulodhur programin e vet të punëve "maratonomake" duke, mos i bërë aspak dedha mbajtjes së premtimeve që i ka ngarkuar vetvetes; domethënë se, ajo po i zhvillon problemet e kryeqytetit në përputhje me gjëndjen e interesat reale të banorëve dhe, duke mbajtur gjithmonë parasysh të tashmen si dhe, të pritmen e Tiranës e të gjithë Shqipërisë. Kjo, sepse sot, jo pak njerëz kanë nevojë të dalin plotësisht nga errësira në dritë; të shkëputen nga dogmat ideologjike partiake; dhe të përqafojnë me bindje vetiake lirinë e mendimeve të mirëajrosura.

Bashkia, me vepra kthjellësisht të dukshme, po e mbush humnerën e gjithkahëshme që i la Bashkia e ishkryetarit Lulëzim Basha, Ajo këmbëngul të krijohet te qytetarët, sidomos te rinia, një mentaliteti i ri duke kurajuar tiparet, sjelljet, shpërfaqjet moderne bashkëkohore kundrejt punës; investimeve publike; jetesës në komunitet; kalimit të kohës së lirë.

Dhe në këtë kuadër nëpunësit e zellshëm të Bashkisë gjykuan, katër vite më parë, se ishte koha të ndërmernin një veprimtari madhore e sistematike me karakter kulturor, fizik, e sportiv në interes të kënaqjes drejtpërdrejt të qytetarëve të Tiranës, Kështu, nismuan institucionin e maratonës. Që sendërtohet edhe në praktikë jo vetëm si një garë masive sportive po edhe, si një ngjarje festive gjigande e cila i fton njerëzit e të gjitha moshave, feve, bindjeve politike, gjinive, niveleve ekonomike, arsimore, kulturore, dhe shtresave sociale, etj., të mblidhen tok. Tërë qytetarët e pëlqejnë maratonën, paçka se nuk garojnë të gjithë, dhe e mbështesin atë për prurjet e saj fizike dhe sportive të shëndetëshme për trupin dhe mendjen.

Maratona e katër diti, edhe ajo, t'iu riqëndrojë më së miri kërkesave të njeriut, kohës, vendit. Lënda përbërëse e saj, në të gjitha hallkat e veta, ishte edhe më fine se e tre të parave. Këtë arritje unë e çmoj si meritë të drejtpërdrejtë të nëpunësve të sërës së mesme e të ulët të Bashkisë dhe të agjensive të saj. Nga ana tjetër, që nuk ka nevojë për diskutim, jemi të vetdijshëm se Tirana nuk e ka takatin të realizojë një maratonë si ajo e New York-ut, për shembull. Por një maratonë si ajo e New York-ut - në miniaturë - po themelohet edhe në Tiranë.

Po duhet edhe shumë punë?! Po, duhet. Punoni edhe më fort. Po t'iu rëndet puna, hapni krahun se ka me mijëra djem e vajza të mrekullueshëm që theken në diell papunë. Mos u dekurajoni nga vështirësitë e rritjes; dhe as nga deklaratat patetike të zëdhënësve të SHQUP-it. Të cilët pa pikë sqime për mençurinë e qytetarëve të Tiranës i'u përcollën këtyre, nëpërmjet media dhe rrjetet sociale, sapo mbaroi maratona e katër e Tiranës, mesazhe idiote, si për shembull: ... maratona e Tiranës i shërben Bashkisë si fasadë për të mbuluar punët e saj të mbrapshta ... .

Në këtë kuadër, kam të drejtë edhe unë t'iu bëj një vrejtje organizatorëve të maratonës - vrejtje e cila përbën terthorrazi nderim për ata - dhe që është se: niveli i mbarëvjtjes të maratonës të katërt ishte shumë i fisëm për botkuptimin e vobektë të argatëve politik të SHQUP-it. Këta, me zëdhëniet e tyre publike, treguan se e patën të vështirë të heshtnin (heshtja është flori) përballë, thirrjes gjithbashkuese që përçoi te qytetarët maratona. Ngaqë ajo zbriti rrëmbyeshëm në shpirtërat e atyre që: morën pjesë; e panë; e dëgjuan, dhe që e mësuan nga të tjerët.

Përfundim. Druaj se përvoja e gjallë krijuese e bashkisë të Tiranës do shkojnë kot. PD nuk diti, dhe ende nuk po di si ti harmonizojë veprat e dobishme të të tjerëve në favor të interesave të saj politike. Mjerë qytetarët tiranas nëse, PD do ti bierë rasti ta kryesojë Bashkinë e Tiranës edhe një herë tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat