Vazhdojnë projektet për rindërtimin e banesave

Tirana

Vazhdojnë projektet për rindërtimin e banesave

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 15:15
Erion Veliaj

Bashkia e Tiranës ka vazhduar me projektet për rindërtimin e banesave të dëmtuara prej tërmeteve të shtatorit.

Kryebashkiaku Erion Veliaj u rikthye sërish në Vishnje për të ndjekur punimet për shtëpinë e re te Rifat Agës nga ku tha se ajo do të jetë gati për festat e nëntorit. Ai i premtoi vajzës së tij të vogël, Oksanës, se Vitin e Ri do ta kalonin në shtëpinë e re.

“Fakti që pa u bërë muaji kemi filluar rindërtimin e shtëpive, jemi mbi themele, kemi bërë konstruksionin dhe jemi gati të vëmë muret edhe ndarjen, që datat 28-29 nëntor të na gjejnë në shtëpinë e re, është një histori suksesi e solidaritetit të Tiranës. Rifat, mezi pres që të vij herën e tretë për vizitë, e treta e vërteta, kur të jetë mbaruar shtëpia”, tha Veliaj.

Ai shtoi se për familjet e tjera, që kanë pësuar dëmtime të pjesshme, do të dëmshpërblehen.

“Kemi ende nevojë për ndihmë, ndaj thirrja që do të bëjë Aveniri, është për të gjithë miqtë tanë që e kanë mundësinë, që e kanë ndjenjën e solidaritetit, të na japin një dorë dhe të marrin një shtëpi tjetër”- u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se puna ka ecur me të njëjtat ritme në të gjitha banesat e tjera që janë marrë përsipër nga kompanitë e ndërtimit për t’u rindërtuar, duke theksuar se bashkëpunimi me bizneset do të jetë i nevojshëm edhe në fazën e mobilimit të shtëpive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat