Tirana ‘e mbushur’ me shkelje, vendosen mbi 2 mijë gjoba për 48 orë

Tirana

Tirana ‘e mbushur’ me shkelje, vendosen mbi 2 mijë gjoba për 48 orë

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 14:43
Vendosen mbi 2 mijë gjoba për 48 orë

Këto 48 orët e fundit rrugët e Tiranës kanë qenë ‘të mbushura’ me shkelje nga drejtuesit e automjeteve. Policia Rrugore Tiranës njofton se ka vendosur mbi 2 mijë gjoba në dy ditët e fundit, ku nuk mungojnë shkeljet nga më të rënda siç është edhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur.

23 shtetas janë kapur në kushtet e flagrancës, nga të cilët 7 në gjendje të dehur, 15 të pa pajisur me leje drejtimi dhe 1 për falsifikim të dokumenteve zyrtare.

Gjithashtu, janë pezulluar 47 leje drejtimi, nga të cilat:  16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 22 për shpejtësi mbi normat e lejuara që varionte nga 155km/h deri në 175 km/h, 2 për mos bindje ndaj shenjës së ndalimit, 5 për largim nga vendi i aksidentit dhe 2 për shkelje të tjera.

Gjobat

-Proceduar me masë administrative 287 drejtues mjetesh për mos përdorim të rripit të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit.

-123 drejtues motomjetesh për mos përdorim të kaskës mbrojtëse.

-122 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve.

-42 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.

-57 drejtues mjetesh të pasiguruar dhe certifikuar teknikisht.

-562 mjete dhe drejtues mjetesh, për ndalim pushimi dhe qëndrimi.

-Verifikuar 46 ankesa të adresuara nga qytetarët nëpërmjet Komisariatit Dixhital dhe forma të tjera, në funksion të të cilave janë vendosur 67 masa administrative, kryesisht për parkime të gabuara.

-Si dhe janë vendosur 789 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat