Çmimi i biletës u rrit, por kushtet në urbanët e Tiranës janë skandaloze - Bota Sot
Çmimi i biletës u rrit, por kushtet në urbanët e Tiranës janë skandaloze

Tirana

Çmimi i biletës u rrit, por kushtet në urbanët e Tiranës janë skandaloze

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 17:27
Ilustrim

Me mijëra banorë të Tiranës qarkullojnë çdo ditë në 16 linjat e autobusëve.

Trafiku është një prej problemeve më kryesore, si për automjetet private ashtu edhe ato të transportit publik, ku edhe autoambulancat mezi përshkojnë pak kilometra.

Mjetet e transportit publik përdoren në çdo stinë, në gushtin e nxehtë, në shtatorin kur nis mësimi në shkolla, apo edhe këtë fillim nëntor me shi.

Disa qytetarë pajisen me abone, ku janë shtuar elementët e sigurisë, ndërsa shumë të tjerë paguajnë nga 400 lekë të vjetra për çdo lëvizje me urban.

Nëse në Romë, me 1.5 euro, një qytetar mund të udhëtojnë deri në 100 minuta, në çdo linjë autobusi, në kryeqytetin e shqiptarëve duhet të paguash shumë më shtrenjtë.

Le të provojmë të përshkojmë 1.8 kilometra në Tiranë. Nisin ankesat e para. Ata që presin autobusin fillojnë të ankohen. Dikush tjetër flet vetëm jashtë kamerave.

Jo çdokush di të orientohet në kaosin e Tiranës. Autobusët mbushen plot, të gjithë. Udhëtimi vijon me linjën e Selitës, por kamerat nuk janë të mirëpritura përherë, ndaj tentativa e parë dështon.

Në autobusin tjetër paguajmë 800 lekë për 2 persona. Pasagjerët kanë nevojë për ajër. Nxënësit sapo kanë mbaruar mësimin dhe një pjesë e administratës ka dalë nga puna, ndaj Unaza është plot.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat